"Ndihem si sulltan", Shpat Kasapi rrëfehet për marrëdhënien e Selvijes me vjehrrën (FOTO LAJM)
Në 24 dhjetor Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë. Ai publikoi në Instagram një
foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, shkroi
Shpati përkrah fotos. Ai dha detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune.
Në Instagram, ai ka ndarë disa
foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite.
Këngëtari shfaqet në
foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar.
Selvija shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa
Shpati me një bluzë e pantallona të zeza. Të dy shihen të lumtur
përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në një
foto tjetër
Shpati shihet duke i dhënë një puthje Selvijes.
“Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar
këngëtari.
I ftuar sot në emisionin “E diell”,
këngëtari tregoi se bashkëjeton me Selvijen në shtëpinë e tij, si dhe rrëfeu marrëdhënien e nuses së tij me vjehrrën.
“Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”- tha ai.
Shpati tregoi se
Selvija nuk është aspak xheloze dhe e mirëkupton në profesionin e tij.
I pyetur se kush gatuan për të, e ëma apo
Selvija,
këngëtari tregoi:
“Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”
Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh në mediat maqedonase u shpërnda lajmi se
Shpati ishte arrestuar, pasi ishte kapur me dy pako me kokainë. Thuhej se ai ishte liruar dhe se së shpejti do t’i bëhej gjykimi.
Këngëtari reagoi dhe u shpreh se të gjitha ishin shpifje.
“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkroi
këngëtari.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 11:46