Pushteti lokal në Strugë, i udhëhequr nga Ramiz Merko, nuk do t’i bojkotojë Mbrëmjet Strugane të poezisë, pavarësisht faktit se udhëheqësia e
Festivalit nuk tregon nëse
gjuha shqipe do të jetë pjesë e
festivalit këtë vit. Në disa nga posterat e ngjitur në qytet, arritëm të regjistrojmë
vetëm gjuhën maqedonase dhe angleze, edhe pse në faqen e FB-së të
festivalit është vendosur poster në gjuhën
shqipe, si dhe në shumë gjuhë të tjera botërore.
Njeriu i parë i
festivalit nuk ishte i gatshme të flas për këtë çështje. Praktika e viteve të kaluara tregon se
gjuha shqipe në festival mund të dëgjohet
vetëm nga poetët shqiptarë që lexojnë poezi në gjuhën e tyre amtare, por jo edhe në përkthimin e poezisë së poetëve të tjerë, edhe pse Struga është një komunë me shumicë shqiptare.
Drejtori i
festivalit, Mite Stefoski, pasi që fillimisht u zotua se do të japë deklaratë për Alsat M, më pas ndryshoi mendje, sepse tha se është i gatshëm për të folur
vetëm për programin e
festivalit, por jo edhe për atë që na interesonte neve, si është bashkëpunimi me komunën për këtë festival dhe nëse
gjuha shqipe do të jetë pjesë e
festivalit.
Në pothuajse të njëjtat tema, kemi dorëzuar pyetje në mënyrë elektronike. Por përsëri nuk morëm përgjigje. Pushteti i mëparshëm lokal në Strugë, ai i Zijadin Selës, disa vite me radhë i bojkotonte Mbrëmjes Strugane, duke deklaruar se nuk respektohet Ligji për përdorimin e Gjuhëve. Tani, reagon Aleanca për Shqiptarët – se është e paligjshme të vazhdohet praktika e injorimit të gjuhës
shqipe.
Shtuar më 21/08/2018,
ora 23:26