Omer Bunjaku shkruan letër për ekipin e zemrës, KF Shkupin
Pëlqej
Udhëheqësi i tifozëve të "Shvërcave" të KF Shkupit, është dënuar me një vit burg, pasi prishi qetësinë publike.

Atij iu dha dënimi, pasi deetyroi me dhunë administratorët e një lokali që të "hiqnin muzikën maqedonase", që kishin vënë në sfond.

Si duket, Omer Bunjaku nuk ndahet dot nga ekipi i tij i zemrës dhe nga fusha e sportit dhe ka shkruar një letër që i dedikohet lojtarëve dhe tifozëve.

Ja çfarë shkruan Omer Bunjaku në letrën e tij

Përshendetje krejtve. Po e shkruaj këte letër me u shpreh pak , se sinqerisht me paska marre malli me shpernda' do muhabete me juve.. Tani po kalojne dite e jave, e une ketu brenda. Për cdo jave e dite po mendoj, mendja m'rri aty ,ma merr menja qe e dini ku.. KF SHKUPI !!

Jave për jave po gezohem kur po e kuptoj që ekipi jone eshte tu' dal fitimtar .. Besoni që java po me duket 6 dite ,se e shtuna po me kalon krejt me kenaqsi duke festuar edhe ketu brenda telave .. Me fjalet e juaja, edhe perkrahjen qe ma jepni cdo te shtune po ma beni t'lumtur..

Du mi falenderu krejt lojtart e KF Shkupit ,te cilet po e shkruajne historine , edhe qe cdo loje e luajne me zemer, e sinqerisht edhe mu po m'knaqet zemra..Ne pamundesi me ardh me ju pa, ju lutna deri n'fund luftoni edhe luani per SHVERCERAT per neve qe e duam pa asnje interes klubin..

Une shpresoj qe do bashkohem me juve, po edhe nese jo dije se Shvercerat kane formuar nengrup edhe "n'Shutk " ..

Ju le amanet lojtareve, vazhdoni me fitore dhe lehtsomani edhe mua, se ju e dini qe fitorja e SHKUPIT ma lehtson cdo gje , e sidomos tani.

Per krejt qe e lexoni kete, dijeni se Omeri eshte me i fort se kurre, e me lejen e Zotit bashkohemi sa ma shpejt./albeu.com/

Shtuar më 02/09/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori