Operacion i madh policor, arrestohen disa shpërndarës droge
Pëlqej
Operacioni i gjerë policor i nisur tre ditë më parë nga uniformat blu ka shënuar një nga goditjet më të forta në rajonin e Strugës.

Burime njoftojnë se disa persona janë vendosur tashmë nën pranga, dhe sipas të dhënave, edhe një punonjës në strukturat policore. Operacioni, ka pasur në fokus, shpërndarës të lëndëve narkotike dhe grupet e tyre, që sipas informatave të para, janë ndjekur edhe me masa hetimore të ndjekjes dhe përgjimit, shkruan alsat.

Sipas informacioneve, në kërkim kanë qenë personat me iniciale H.R dhe M.K. Sipas të dhënave personi me inicialet H.R është ende në kërkim ndërsa personi M.K i dënuar për vrasje dhe që duhej të ishte në vuajte të dënimit, veçmë është duart e policisë. Ai është arrestuan në një banesë të Strugës.

Por, që skandali të ishte edhe më i madh, 2 personat e njohur si kontingjent droge për banorët lokalë, jo vetëm që duhet të ishin në burg për të vuajtur dënimet e mëhershme, por kanë gëzuar mbështetje, sipas informacioneve ende jo zyrtare, edhe nga drejtori i burgutStrugës ku trafikantët duhet të vuanin dënimin. Personat në fjalë, prej kohësh zhvillonin lirshëm veprimtarinë e tyre të shpërndarjes së drogës.

Drejtori i burgutStrugës, Armend Shaqiri, dhe një inspektor policie, i dyshuar si i afërm i njërit prej trafikantëve, mendohet se jo vetëm që kanë shkelur ligjin dhe autorizimet zyrtare duke i lënë në liri trafikantët, por madje, i kanë informuar ata edhe për lëvizjet e policisë. Nëse ka pasur dekonspirim apo jo, mbetet të shihet nga hetimet shtesë, por informacionet paraprake flasin se njëri prej trafikantëve, përsëri ia ka dalë të arratiset, edhe pse qelia e tij në burg mbetej gjithashtu bosh duke shuar mundësinë për çfarëdo alibie. Tani, drejtori i burgut Shaqiri pritet të përballet me kallëzim penal për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, nga një sërë bastisjesh të kryera në fshatin Livadhi, Veleshtë por edhe më gjerë në Strugë, rezultojnë edhe armë dhe lëndë narkotike të sekuestruara.
Shtuar më 07/07/2018, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori