Pandev: Shqipëria meritoi të dilte pa pikë, fati ua dha barazimin
Pëlqej
Ylli i Maqedonisë, Goran Pandev deklaroi pas ndeshjes se Shqipëria kishte marrë më shumë se sa meritonte në ndeshjen e sotme.

“Jam i zhgënjyer –deklaroi ai për “Panorama Sport” – E dinim që me Shqipërinë do të ishte një ndeshje e vështirë sepse ka lojtarë që luajnë në nivele të larta, por sot nuk treguan pothuajse asgjë. Më vjen keq, sepse në Shqipëri na mundën në minutat e fundit, ndërsa këtu patën sërish fat. Gjithsesi jam i kënaqur për lojën që zhvilluam dhe personalitetin që shfaqëm”, deklaroi ai.

Goran mbrëmë ishte i eklipsuar nga mbrojtësit shqiptar ku e vetmja gjë me të cilën ai përpiqej të dukej ishin goditjet standarte nga distanca. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori