Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së
Veriut, Venko
Filipçe, ka propozuar që ndeshja ndaj Kosovës të luhet pa tifozë.
Ky propozim pritet t’i dorëzohet
Federatës së Futbollit Maqedonase, para se të merret vendimi final.
“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia e
Veriut – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa
shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për
shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë
Filipçe në një konferencë për shtyp.
Pritet që në orët në ditët në vazhdim të merret dhe vendimi zyrtar në lidhje me këtë përballje.
Kujtojmë që
biletat ka disa ditë që kanë dalë në treg. Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga tifozët dhe sipas
Federatës së Maqedonisë së
Veriut janë shitur të gjitha
biletat e këtij dueli
Shtuar më 06/03/2020,
ora 15:53