Po bën një super sezon, Hakimi ende i paqartë për të ardhmen te Reali
Mbrojtësi anësor i Borussia Dortmund i huazuar nga Real Madrdit po zhvillon një super sezon.

21-vjeçari e bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse në fitoren e Dortmundit me rezultat 2:1 kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, të martën.

Achraf pritet të kthehet në Real Madrid sapo të përfundojë ky sezon, pasi që i përfundon marrëveshja për huazim, mirëpo marokeni tha se asgjë nuk është e pamundur dhe se ai dëshiron të vazhdojë të zhvillohet edhe më tutje.

"Këtë e thonë njerëzit dhe kontrata të cilën e kam nënshkruar", tha Hakimi, kur u pyet për huazimin e tij që i përfundonqershor. "Gjithçka mund të ndodhë në qershor, por ne do ta shohim se çfarë do të të na sjellë kjo verë".

"Në mendjen time, unë dua të luaj dhe të vazhdoj të rritem. Këtu në Gjermani më ofrohet kjo mundësi".
Shtuar më 19/02/2020, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori