Rastet e shtuara me Covid-19, ndërpritet kampionati i futbollit në Maqedoninë e Veriut
Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut mbetet e rënduar.

Pandemia po përhapet përsëri me ritme të shpejta te fqinjët lindorë, që janë detyruar të marrin masa shtërnguese për parandalimin e saj. Këtu nuk ka shpëtuar as futbolli.

Ndeshjet e fundjavës janë shtyrë dhe kampionati është ndërprerë pa afat.

Një vendim i marrë nga qeveria maqedonase në bashkëpunim me Federatën e Futbollit, që nuk i shkon aspak për shtat skuadrave shqiptare.

Këto të fundit ishin duke “bërë ligjin“ në kampionat, teksa Shkëndija dhe Shkupi udhëheqin në tabelën e renditjes pas 10 javëve të luajtura.

Të dyja klubet shqiptare kishin arritur një formë mjaft të mirë, që mund të ndikohet nëse ndërprerja do të jetë e gjatë.
Shtuar më 30/10/2020, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori