Rasti Fazllagiç, FFM ndryshon nenin 20 të rregullores për gara
Nga: Safet V. Ademi

Ndëshkimi me karton të kuq i futbollistit të Shkëndijës, Enes Fazllagiç, ka ngritur shumë pluhur pasi neni 20, alinea 3 i Rregullores për gara nuk i ka saktësuar shumë gjëra dhe faktin se skuadrat në fushën e lojës duhet apo jo në kontinuitet të kenë futbollist nën moshën 21 vjeçare.

Për FFM-në, ndëshkimi i Fazllagiçit me karton të kuq, është një situatë e jashtëzakonshme, pasi kjo nuk është parashikuar në vetë rregulloren për gara. Burimet tona pranë FFM-së, thonë se ka interpretime të ndryshme të këtij neni dhe alinesë 3. dhe se në kohë të njëjtë po shqyrtohet mundësi e ndryshimeve.

“ FFM-ja, për sezonin e ardhshëm, shqyrton mundësinë për të ndryshuar aline-në 3 dhe 4 të nenit 20 të Rregullores për gara.”

Tani propozohet që alinea 4 të fshihet, ashtu që edhe portierët të moshës U21 të jenë të barabartë dhe në të ardhmen nuk do ketë keqpërdorim të nenit 20-të të Rregullores për gara. Skuadrat manipulojnë me portierët e rinj të cilët i fusin në lojë vetëm për disa minuta.
Pas mbylljes së ndeshjes Shkëndija - Akademia Pandev e cila u mbyll me fitoren 1:0, skuadra nga Strumica, u ankua për shkelje të nenit 20 alinea 3 dhe kërkon pikët në tavolinë. Komisioni i garave të premten në një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi do interpretojë nenin 20 alinea 3 do të merë vendimin për regjistrimin apo jo të rezultatit të shënuar në këtë përballje./albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori