Refuzon edhe 7.000 eurot në muaj nga Shkëndija, Tirana jep më shumë për të marrë Besart Ibrahimin
Besart Ibrahimi pritet që të kalojë tek Tirana në këtë merkato të verës, ndërsa i mbaron kontrata me Shkëndijën. Në mediat maqedonase është bërë thuajse fakt i kryer kalimi i këtij sulmuesi tek bardheblutë, megjithëse mungon zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Shkëndija i ka ofruar 7.000 euro në muaj për kontratën e re që duhej të firmosej nga ana e Ibrahimit. Por ky i fundit e ka refuzuar, pasi është dy herë më pak nga shuma që paguhej aktualisht te kuqezinjtë e Tetovës, ndërsa njëkohësisht edhe shumë më pak se oferta e ardhur nga Tirana dhe ekipe të tjera nga Kosova.


Në bazë të këtyre llogarive, Ibrahimi ka vendosur që të refuzojë kontratën e re nga Shkëndija që u prek jo pak në buxhet nga pandemia dhe mbyllja e parakohshme e futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Shtuar më 16/06/2020, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori