Renova barazon me Shkëndijen
Pëlqej
derbin e shqiptarëve kuqezinjtë tetovar barazuan 1-1 me Renovën pas një 90 minutëshi që dhe pse e dominuan nuk arritën ta fitonin dot.

Shkëndija nuk arriti të festojë me fitore 35-vjetorin e krijimit. Në derbin e shqiptarëve kuqezinjtë tetovar barazuan 1-1 me Renovën pas një 90 minutëshi që dhe pse e dominuan nuk arritën ta fitonin dot, pasojë e gabimeve të shumta përpara portës, por dhe mbrotjes së mirë të kundërshtarëve bardheblu.

Klubi tetovar kishte organizuar gjithçka në perfeksion për të festuar 35-vjetorin, ku përpara fillimit të ndeshjes në një ceremoni të transmetuar dhe nga Digitalb që e mbuloi këtë event dhe me një emision të posaçëm, u akorduan dhe disa dekorata mirënjohje për futbollistë të mëdhenj të së kaluarës së klubit tetovar. Gjatë ceremonisë festuese grupi I njohur “Elita 5” prezantoi dhe himnin e ri të klubit, që entuziasmoi tifozët kuqezinj.Më pas fjala ju la fushës, ku Shkëndjia dhe pse nisej e favorizuar për fitimin e këtij derbi nuk e nisi aspak mirë. Në minutën e 7-të, Renova arriti të kalojë përpara me Izair Eminin që kaloi përpara miqtë, pas një gabimi në mbrojtje të Shkëndijës.

Një gol që surprizoi Shkëndijën, e cila megjithatë u hodh me forca të shumta përpara duke krijuar një mori rastesh por që nuk u shfrytëzuan nga sulmuesit e saj. Dhe në pjesën e dytë tabloja e ndeshjes nuk ndryshoi, me Shkëndijën, e cila që në minutën e 48-të rrezikoi me Vrucinën, që nuk arriti te goli vetëm për çështje centimetrash. Sulmuesi kroat u korigjua në të 59-tën duke arritur të mposhtë më në fund Mustafin, pas një goditje të saktë me kokë.

Goli I dha më shumë besim Shkëndijës, por problemi mbeti i njëjtë, dërgimi i topit në rrjetë. Në të 61-tën kuqezinjtë goditën shtyllën ndërsa në të 64-trën u nevojit ndërhyrja e Mustafit për të evituar golin pas goditjes së Kirovskit. Në aksionin pasardhës, Vrucina goditi për herë të dytë shtyllën. Fati nuk e ndihmoi Shkëndijën as në minutat e mbetura, me dy ekipet që ndanë nga një pikë në derbin shqiptar të Tetovës. /supersport/
Shtuar më 27/08/2014, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori