REZULTATET/ Nuk ka fitues në përballjen shqiptare, Shkëndija ruan vendin e parë
Në ndeshjet e sotme të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, binte në sy përballja mes dy ekipeve shqiptare, Shkëndija Tetovës me Shkupin.

Kjo sfidë u mbyll në “paqe”, pasi skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1.

Ishin tetovarët e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ato të cilët në minutat shtesë të pjesës së parë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Elezit. Mirëpo, në fraksionin e dytë, shkupjanët reaguan dhe barazuan shifrat me anë të Ademit në minutën e 52.

Megjithë dëshirën e ekipeve për të marrë maksimumin, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Pas këtij barazimi, Shkëndija ruan vendin e parë me 26 pikë, teksa ndiqet nga Makedonija me 25 pikë dhe nga Shkupi në vend të tretë me 24 pikë. Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Renova u mposht nga Struga Trim&Lum. /VipSport.al/

Ndeshjet:
Akademija Pandev-Pelister 3-2

Rabotniçki-Makedonija 1-3

Shkëndija Tetovës-Shkupi 1-1

Sileks-Belasica 1-1

Renova-Struga Trim&Lum 1-0
Shtuar më 22/11/2020, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori