Shkëndija kualifikohet mes tensioneve, eleminon rivalët e përjetshëm nga Kupa (VIDEO)
Shkëndija e Tetovës ka mposhtur në shtëpi Vardarin, me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për turin e 1/8-ve të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i drejtuar nga Gjoka mori një fitore shumë të rëndësishme, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë. Pas pjesë së parë të mbyllur me rrjetat e pa prekura, ishte Agim Ibraimi, i cili në minutën e 74’, i dha avantazhin kuqezinjve.

Nuk munguan as tensionet në këtë ndeshje, teksa në minutat e fundit, portieri i Vradarit kishte një problem më kapësin e topave pas portave, i cili tallej duke mos ia dhënë topin. Pikërisht nga ky episod nisën edhe zënkat midis lojtarëve, të cilët e ndërprenë ndeshjen për rreth 2-3 minuta.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Bregalnic u kualifikua ndaj Makedonija GP, Labunishta mposhti me rezultatin 2-3m Ohrin dhe kaloi në raundin tjetër. Akademija Pandev fitoi 4-1 Osogovos, ndërsa Rabotniçki shkatërroi 4-0 Pelisterin. Shkupi ia doli të kualifikohet ndaj Sileksit pasi barazoi 1-1 ditën e sotme, pas barazimit 0-0 në shtëpi në ndeshjen e parë.
Shtuar më 30/10/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori