Shkëndija marshon e qetë drejt titullit kampion (VIDEO)
Shkëndija e Tetovës ka arritur të ruajë distancën prej 8 pikësh në krye të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, pasi mori një fitore të thellë 0-3 në transfertën ndaj Sileksit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t, kuqezinjtë treguan sërish nivelin tejet të lartë në kampionat, duke mos diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj një kundërshtari që lufton për mbijetesë.

Sfida u zhbllokua nga një autogol i vendasve, ndërsa më pas shënuan Agim Ibrahimi dhe Musliu për tetovarët, që shkuan në kuotën e 53 pikëve, ndërsa titulli i dytë radhazi duket se është vetëm çështje kohe.
Shtuar më 28/03/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori