Shkëndija nuk ndalet, pas Sabjen Lilajt synon dhe 2 futbollistë të Kombëtares
Shkëndija mbylli një sezon perfekt në Maqedoni duke u shpallur kampion për të dytin vit radhazi.

Tashmë skuadra nga Tetova po synon të formojë një skaudër të denjë për të luftuar në Kupat e Europës, teksa është hedhur në sulm për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Sipas "Proçesit Sportiv", kuqezinjtë janë pranë akordit me ish-mesfushorin e Skënderbeut, Sabjen Lilaj. Ndërkohë ditën e sotme 2 emra të tjerë të bujshëm kanë dalë në skenë. Bëhet fjalë për Andi Lilën dhe Ergys Kaçen.

Portali "infOSport.mk", zbulon se futbollistët e Kombëtares janë në planet e drejtuesve të Shkëndijës, teksa pritet që në ditët e ardhshme të nisin tratativat. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori