"Shvercerave" iu ndalohet derbi Shkupi-Vardar
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Grupi i tifozëve "Shvercerat" informojnë se nuk lejohen që të ndjekin derbin e qytetit mes Shkupit dhge Vardarit.

"Me zhgënjim të thellë ka pranuar lajmin për mos lejimin e prezencës së tifozëve mysafir në ndeshjen e shumëpritur Vardar-Shkupi. Konsiderojmë se vendimi i tillë i organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Federatës së Futbollit dhe klubit të Vardarit, është goditje e madhe për futbollin vendor dhe sportin në përgjithësi. Futbolli luhet për tifozët, ndërsa derbi i qytetit i rikthyer pas kaq vitesh në futbollin vendor, ishte rasti i vetëm që të mbushen shkallët e stadiumit si asnjëherë më parë në kampionat", njoftojnë "Shvercerat".

Sipas tyre, ky dështim i organeve të rendit dhe institucioneve të futbollit për organizimin e një ndeshjeje futbolli me prezencën e dy tifozerive, tregon qartë për kapacitetin e tyre menaxhues dhe organizativ.

"Rivalëve tanë "Komiti" u bëjmë thirrje që një herë të vetme të përkrahin sportin dhe frymën e vërtetë "Ultras", dhe ta bojkotojnë ndeshjen nëse nuk lejohet prezenca e tifozëve mysafirë. Në të kundërtën, do të dëshmojnë frikën e përhershme nga përballja sportive në tribuna me Shvercerat. Pavarësisht pengesave administrative, FC Shkupi do të ketë përkrahje të madhe morale të Shvercerave dhe shkupjanëve për fitore në këtë derbi", thuhet në reagimin e tifozave të Shkupit. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2015, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori