Vardari kampion falë Shkëndisë?
Liga e Maqedonisë ende është njëra ndër ligat më interesante pasi fituesi ende nuk është vendosur. Megjithatë dy ekipet shqiptare këtë javë i kanë kryer shumë punë Vardarit pasi e kanë ngritur atë në vendin e parë të tabelës duke e dërguar drejt titullit Kampion i Maqedonisë.

Pas barazimit me Metalurgun 1-1, Shkëndija e ka ndalur edhe Turnovëne cila ndodhej në vendin e parë të tabelës, në fushën e kësaj të fundit duke luajtur po me rezultat të barabart 1-1.

Më vonë në ora 20:00 është luajtur kryendeshja e javës ndërmjet Vardarit dhe ekipit tjetër tetovar të Renovës. Vendasit dolën fitues me rezultatin 3-1. Vardari e fitoi ndeshjen që në pjesën e parë pasi shënoi tre gola ( Kostovski 6' dhe 10', Petrov 42') ndërsa Izair Emini shënoi golin e nderit për mysafirët në minutën e 52', raporton Tetova1.

Me barazimin e Turnovës me Shkëndijën, dhe humbjen e Renovës nga Vardari, ky i fundit është ngritur në pozitën e parë me 59 pikë, ndërsa Turnova ka rënë në pozitën e dytë me 57 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori