Vendi i parë dhe spektaklit në fushë nuk i mjaftojnë drejtuesve të City-t për të rinovuar me Guardiolën
Pëlqej
Manchester City duket se e ka ‘përqafuar’ më së miri filozofinë e lojës së Guardiolës dhe po e tregon këtë në fushë.

9 fitore dhe 1 barazim në 10 javët e para të Premiere League-s, 35 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pësuar, janë shifrat në këtë fillim sezoni, që bëhen edhe më të frikshme nëse shton edhe 3 fitoret në Champions League, në po kaq ndeshje.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit anglez duket se ende nuk janë bindur që t’i ofrojnë rinovimin trajnerit katalanas. Kontrata e Guardiolës me City-n skadon në verën e 2019-ës, dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të presin përfundimin e sezonit, për të diskutuar çështjen e rinovimit me trajnerin e tyre. Mesa duket, e ardhmja e Guardiolës do të përcaktohet vetëm nga trofetë e fituar dhe aspak nga loja e mirë dhe spektakli. /Albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori