Zaev: Vazhdojmë reformat për të marrë vendim pozitiv në samitin e Zagrebit (VIDEO)
Pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Gjenevë në organizim të Forumit Botëror Ekonomik, kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se është biseduar për të ardhmen e rajonit dhe bashkëpunimin mes vendeve.

Në konferencën për media, Zaev tha se BE ka përcjellur porosi se për rajonin nuk ka alternativë tjetër, se vendet duhet të vazhdojnë procesin reformues me shpresë që do të marrin vendim pozitiv në samitin e Zagrebit dhe se çdo situatë tjetër do të inkurajonte ekstremizmin dhe radikalizmin në mbarë rajonin.

Zoran Zaev, Kryeministër e Maqedonisë së Veriut
“Siç biseduam dhe konkluduam se ekziston shumë mundësi për inkurajim të naionalizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit në rajon që nuk është e mirë për këtë rajon. Dhe siç tha zotëri Krastof, është motor i integrimit në BE nëse atë e bëjmë në mënyrë kolektive apo individuale. Unë mendoj se për ne është mëse e qartë sepse këtu ka persona shumë të rëndësishëm nga Gjermania, Franca dhe vendet e tjera si Greqia, Kroacia, Sllovania që është shumë e rëndësishme për ne. Unë do të konkludoja se gjysma e parë e vitit të ardhëshëm mund të jetë shumë e mirë për ne, sepse Kroacia do të ketë mundësinë të jetë president e BE-së që nënkupton më shumë fokus për rajonin dhe jam mirënjohës që Andrej është shumë I fokusuar në këtë agjendë dhe mendoj se ne do të duhet të vazhdojmë me procesin tonë reformues dhe në samitin e Zagrebit të presim vendim pozitiv jo vetëm për vendin tim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por për gjithë rajonin”.

Përfaqësuesit e Forimit Botëror Ekonomik janë shprehur se mundësitë politike janë të rëndësishme, si dhe ekziston ndërlidhja e bashkëpunimit politik me bashkëpinimin social dhe ekonomik. Në këtë samit është theksuar edhe rëndësia e teknologjive të reja dhe kompeticionit që mund të lëvizin rritjen ekonomike dhe të hapin vende të reja të punës.

Vlerësimet kryesore ishin se për rritjen ekonomike sot punët lëvizin në drejtim pozitiv dhe çdo vend ka ndërmarë hapa reformuese për rritje inkluzive dhe integrim më të madh rajonal.



/ShenjaTv/
Shtuar më 08/11/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori