Vrasje mafioze, si i ekzekutua huligani kroat që tmerroi serbët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ante Firiç është një emër tepër i njohur në Kroaci, por edhe sëfundmi në Serbi pas trazirave të ndodhura disa muaj më parë gjatë ndeshjes Partizani i Beogradit Crbena Zvezda.

Firiç u arrestua në atë moment gjatë trazirave sëbashku me disa huliganë të tjerë, ndërsa ndejti edhe disa muaj në burgjet serbe.

Më pas ai u akuzua për një vrasje të ndodhur në Kroaci, gjë e cila nuk u vërtetua dhe akuzat ndaj tij ranë, raporton Albeu.com.

Firiç u gjend i vrarë në një autostradë gjatë mbrëmjes së djeshme ne Kroaci, por policia dyshon se ai është hedhur aty ndërsa është ekzekuatuar në një vend tjetër.

Firiç u godit nga tre makina ndërsa trupi i tij gjendej në rrethana të pashpjegueshme në autostradë duke bërë që policia të dyshojë se vdekja e tij kishte ndodhur disa orë më parë në një vend tjetër dhe vrasësit ta kenë hedhur në një zonë që nuk ka shumë qarkullim. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori