Vukçeviç dhe Adili, përforcimet e reja të Shkëndijës (FOTO LAJM)

Nikolla Vukçeviç
Mbrojtësi 30-vjeçar nga Mali i Zi, Nikolla Vukçeviç dhe 21 vjeçari shkupjan Mevlan Adili janë përforcimet e fundit të Shkëndijes në repartin e mbrojtjes.

Vukçeviç, me përvojën e tij pritet të sjellë cilësi shtesë në skuadër falë eksperiencës së tij në kampionate dhe klube të ndryshme. Ai vjen nga Lovçeni i Malit të Zi, ka luajtur për Vllazninë e Shkodrës në dy periudha kohore, ndërsa ka luajtur për Kazman në Kuvajt, Etnikos Ahnan në Qipro, si dhe klubin e tij amë Buduçnost nga Podgorica.

Vukçeviç numëron edhe një ndeshje me kombëtaren e Malit të Zi, ndërsa me Shkëndijën ka firmosur një kontratë për 6 muaj, me opsion për të vazhduar bashkëpunimin për afat më të gjatë kohor.

Përsa i përket Mevlan Adilit, ai është më i ri në moshë dhe vjen si futbollist perspektiv. Rjedh nga shkolla e KF Shkupit, ku ishte titullar me ekipin e parë që për momentin është lider i Ligës së Dytë.

Adili ka firmosur një 2-vjeçare. /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2015, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori