Zbulohet identiteti i njërit nga të vrarët në Kazino, ishte sportist i njohur
Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “TefejuzBunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitje që ndodhi në një kazino Bllacë të Maqedonisë bëjnë të ditur nga klubi i tij.

Dy veta janë vrarë mbrëmë në një kazino në Bllacë të Shkupit.

Policia ka njoftuar për rastin duke thënë se persona të maskuar me armë kanë ndërhyrë për grabitje dhe më pas ngjarja ka qenë e rëndë.


Sipas informacioneve, nga sulmi kanë ngelur të vrarë dy djem të rinj, V.H (22) nga Kosova dhe Bunjamin Nuishi (20) nga fshati Krushopek i angazhuar si sigurim në kazino, i njohur si mundës i dalluar.Bunjamini ishte njëri nga mundësit e dalluar të klubit të mundjes “Tefejuz” të Shkupit. Ai në ate moment po punonte si sigurim në kazinon në Bllacë. Organet e rendit janë në vendngjarje dhe po ndërmarrin masat e duhura.

Bunjamin Nuishi – mundjeNuishi për KM “Tefejuz” konsiderohej si njëri prej mundësve më të mirë në vendin tonë.

Njëherit, Bujamini ishte edhe një ushtar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shtuar më 15/02/2020, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori