Australi, Valentino Rossi triumfon pas 10 vjetësh (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Valentino Rossi rikthehet te fitorja në Çmimin e Madh të Australisë pas 10 viteve duke siguruar edhe suksesin e dytë sezonal në pistën e "Philip Island". Podiumi i gjithi për Yamaha me Lorenzon dhe Smith, të cilët përfituan edhe nga rrëzimi i Cal Crutchlow në xhiron e fundit.

Një garë për t’u harruar e skuadrës Honda me Pedrosan që u tërhoq pas kontaktit me Ianonnen, ndërsa Marquez nuk arriti ta mbante motorin në pistë ndërsa po komandonte garën.

Ishte viti 1998 kur Valentino Rossi fitoi për herë të parë në Phillip Island.

"Doktori" mbi të gjitha fitoi duelin me shokun e skuadrës, Jorge Lorenzo, duke e mbajtur pas krahëve të tij, duke falenderuar gjithashtu edhe kampionin e botës, Marc Marquez për dhuratën që i bëri 10 xhiro nga fundi. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori