Djali i komandant Sokolit: Gjithmonë do qëndrojmë në këmbë, s’ka armik që na ul kokën
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ari Ukshini është djali i vetëm i Sami Ukshinit, komandantit të UÇK-ve, i cili u arrestua në Lagjen e Trimave në 9 majin e këtij viti.

Edhe pse i mallëngjyer për përqafimine babait të tij, ai ka gjetur forcë të gëzohet për dasmën e dajës së tij.

Madje ai ka mbajtur Bajrakun në këtë dasmë familjare. “Me krenari e mbajta bajrakun në dasmën e dajës. Ashtu sic më ka thënë axha im, gjithmonë do të qëndrojmë në këmbë dhe do dalim fitimtar në një ardhme të shpejtë. Nuk ka armik, Turk as Sllav që na ulë kokën neve” është shprehur Ari në fcb, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Xhaxhai i tij ka komentuar gjestin e Arit. “Ari, ne vet e fituam Bajrakun e fisit Morinë duke i vrarë Qausha e Zapti Turkut. Andaj krenohem me Ty që e valvit me krenari atë Bajrak Shqipetarë! Ti je Bajrak ndër Bajraka, sepse je djalë Sokol i biri i Sokolit!”, është shprehur ai. /Albeu.com/
Shtuar më 17/08/2015, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori