Dovizioso mban fjalën, i pari në provat e lira
Pëlqej
Andrea Dovizioso konfirmoi me fakte fjalët që tha një ditë më parë. Piloti italian i Ducatit ishte më i shpejti në ditën e parë të provavelira, duke e ndalur kronometrin në 2’00″671 në pistën e Sepangut në Malajzi, pikërisht në sesionin e parë të provave. Ai la pas pilotin tjetër të Ducatit, Bautista dhe Zarcon e Yamahas, ndërsa Marquez shënoi kohën e pestë më të mire. Valentino Rossi duhet të kënaqet vendin 12-të.

Dovizioso, me 33 pikë më pak se Marc Marquez në klasifikimin e përgjithshëm, ka vendosur të luftojë deri në xhiron e fundit, për ta mbajtur të hapur cështjen e titullit.

Gjithsesi, duhet pranuar që në sesionin e dytë të provave, në një pistë të lagur, Marquez u shfaq dominues, duke regjistuar një kohë më të shpejtë se Dovizioso. Moti parashikohet që të jetë me shi të shtunën dhe të dielën, cka nuk e ndihmon shumë Dovizioson të fitojë terren ndaj Marquezit në garën e parafundit të Botërorit të Moto GP, por, sic thotë një fjalë e urtë popullore, “shpresa vdes e fundit”. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2017, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori