Dovizioso nuk dorëzohet, kërkon shanse të reja
Pëlqej
Andrea Dovizioso do të tentojë, por jo gjithçka është në dorë të tij.

Në shtëpinë e Ducatit po përgatitin në mënyrën më të mirë të mundshme Çmimin e Madh të Spanjës, io fundit për këtë sezon në MotoGp, garë që do të zhvillohet në Valencia në shtëpinë e kampionit në fuqi të Botës, Marc Marquez të cilit do ti mjaftonin të merrte vetëm 5 pikë në këtë garë për ta çuar në 4 numrin e titujve të fituar në klasin mbretëror. Dovit do t’i duhet një mrekulli për të fituar një kampionat që e ka parë gjithnjë e më shumë protagonist me kalimin e garave.

21 pikët disavantazh ndaj Marquez nga 25 të mundshme janë shumë por italiani shpreson ende edhe pse e ka të qartë se misioni titull për të është thuajse i pamundur.” Nëse nuk e fitoj titullin do të riprovoj në 2018-n, sezoni ka qenë fantastik për mua, e rëndësishme është që kemi bërë shumë hapa të mëdhenj përpara”, deklaroi Andrea Dovizioso. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori