"Finalja e Madhe", Lorenzo favorit ndaj Rossit
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gara e shumëpritur po afron. Ka mbetur diçka më pak se një javë nga Çmimi i Madh i Valencias aty ku Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo do të duelojnë mes tyre për titullin kampion në Moto GP.

Të dielën, "Doktori" do të niset nga vendi i fundit pas dënimit që mori nga komisarët e garës, në Sepang të Malajzisë por gjithsesi Rossi shpreson se mund ta ruajë avantazhin prej 7 pikësh në klasifikim ndaj Lorenzos edhe pas Cmimit të Madh të Spanjës.

Përveç faktit që italiani do të niset nga radha e fundit, ato që e bëjnë akoma edhe më të bukur garën e Valencias janë statistikat. Në këtë pistë Lorenzo dhe Rossi janë në baraspeshë totale pasi kanë regjistruar nga 2 fitore secili edhe pse nuk duhet harruar fakti që Vale garon në Moto GP prej më shumë vitesh se spanjolli, përcjell SuperSport.

Në cirkutin Ricardo Tormo "Doktori" ka trimfuar në 2003-ën, kur ishte pjesë e Hondës, dhe në 2004-ën me Yamahan. Ndërkohë Jorge sukseset e tij në Valencia i ka regjistruar në 2010-ën dhe në 2013-ën me skuadrën aktuale.

Një pistë kjo që nuk favorizon shumë italianin i cili është rrëzuar në 2 nga 3 garat e fundit që janë zhvilluar në cirkuitin Ricardo Tormo.

Ndërkohë një tjetër e dhënë që favorizon spanjollin do të jetë fakti që në Valencia do të ketë me vete mbështetjen e tifozëve.

"Doktori" gjithsesi është në pritje të vendimit që KAS i cili do të dalë në dritë përpara 6 nëntorit. Ai shpreson te një ulje e dënimit, por ndërkohë duhet të mendojë se si do ta menaxhojë garën nëse gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë nuk ndryshon asgjë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori