Habit "ylli" i MotoGP: Tërhiqem në fund të sezonit
Pëlqej
Piloti spanjoll i Hondës, Dani Pedrosa ka njoftuar papritur se përfundimi i këtij sezoni do të jetë i fundit për të pasi do të tërhiqet nga MotoGP.

Mësohet se ky vendim i Pedrosas ka ardhur pasi maraka e njohur e Hondas nuk i ka rinovuar kontartën dhe 32-vjeçari do të pensionohet nga ky sport.

Pedrosa ka që nga viti 2006 që piloton për Repsol Honda. Negociatat me marka të tjera nuk kanë dhënë rezultat dhe Pedrosa vendosi që do të ishte më mirë po të largohej fare nga Moto GP.

“Është një vendim i vështirë pasi bëhet fjalë për sportin që dua, por nuk e përjetoj më konkurrencën si më parë dhe tani kam të tjera prioritete”, deklaroi Pedrosa. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori