Honda prezanton motorin e ri për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Honda sot në Xhakarta të Indonezisë ka prezantuar motorin i ri RC213V, me të cilin Marc Marquez dhe Dani Pedrosa do të kërkojnë të mbrojnë titullin që fituan vitin e kaluar.

Spanjolli 25-vjeçar thotë se e kanë testuar tashmë motorin dhe shpreson se do të arrijnë të fitojnë dhe të dhurojnë spektakël për tifozët e tyre.

"Do të punojmë fort që në testet e Katarit me 1 deri në 3 mars të marrim të gjitha informacionet e nevojshme për të qenë gati për sezonin e ri." tha fillimisht Marquez

"Duam të luftojmë për fitore edhe në këtë sezon dhe të dhurojmë spektakël për të gjithë të apasionuarit e Moto GP", deklaroi Marquez. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori