Kuka njeh kundërshtaren për gjysmëfinale, vjen nga Franca
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, po garon në kategorinë -78 kilogramë në Grand Slam të Budapestit.

Ajo deri më tani ka fituar dy lufta dhe është larg edhe dy lufta të tjera për ta fituar medaljen e artë.

gjysmëfinale, Loriana Kuka do të përballet me francezën Fanny Estelle Posvite.

Kuka deri këtu arriti duke mposhtur një xhudiste nga Mongolia dhe një nga Rusia. Tashmë, luftën do ta ketë me francezën.

Loriana ka treguar një formë të lartë sot, duke dhënë shenja se është në disponim për një medalje ari.
Shtuar më 25/10/2020, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori