Lorenzo: Duhet të japim maksimumin në dy garat e fundit
Pëlqej
Ish kampioni i Botës njëherazi një aset për skuadrën e Ducatit, Jorge Lorenzo dëshiron ta lërë pas shijen e hidhur të fundjavës australiane. 30 vjecari tashmë mendon vetëm për garën rradhës, takimin në pistën e Sepang ku piloti nga Mallorca nuk ka shënuar asnjëherë fitore në Malajzi në Klasin Mbretëror. Këtë herë objektivi i pilotit të Ducatit është të tregojë se ka bërë hapa të mëdhenj përpara, krahasuar me provat dhe testet e para startit të sezonit:

“Sepang do të jetë një faqe tjetër tërësisht e ndryshme nga ajo e Phillip Island, sepse është një cirkuit që i përshtatet më mirë motorit tonë, me dy seksione të gjata pa kthesa. Duhet të japim maksimumin tonë në këto dy garat e fundit dhe ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, është e rëndësishme që ta nisim mirë fundjavën dhe të tregojmë se jemi më kompetitivë se sa rezultuam në provat dimërore të muajit shkurt. Pres me padurim që të zbres në pistën e Malajzisë për të harruar sa më shejt fundjavën e Australisë.”

Në të vërtetë statistikat mbështesin Lorenzon pasi Ducati me të gjitha llojet e gomave ka vuajtur në pistën australiane të Philip Island, gjithsesi tani shpreasat janë për cirkutin e Sepang-ut shumë më miqësor për ta ku piloti nga Majorka pritet të shfaqet me më shumë vetëbesim. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori