Ambasadori Lu takon Lulzim Bashën në PD
Marquez dominon në Assen, Rossi i pesti (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
As reshjet e shiut, kaosi total në pistë si dhe ndërrimet e shpeshta të motorëve nuk mundën ta ndalnin Marc Marquez. Në çmimin e madh të Holandës spanjolli 21-vjecar regjistroi fitoren e 8-të në tetë gara duke u konfirmuar akoma më edhe më shumë si lideri i padiskutueshëm i këtij sezoni të Moto Grand Prix.

Në cirkuitin e Assen u zhvillua një garë e çmendur me Marquez që iu desh të luftonte për fitoren finale me atë që më pak e priste italianin e Ducatit Andrea Dovizioso. Në fund kampioni i botës ia doli të mposhte 28-vjeçarin nga Forli që e mbylli garën në vendin e dytë.

Në koutën e 200 pikëve pas tetë garave Marquez i sheh të gjithë rivalët nga lart dhe shanset që ai të fitojë titullin e dytë radhazi sa vinë e shtohen. Ashtu si dy javë më parë në Katalunjë maja më e ulët e podit shkoi për Daniel Pedrosën që pas një beteje spetakolare arriti të linte pas Aleix Espargaro që u nis nga poleposition.

Një garë në ngjitje që në start për Valentino Rossin që në fund iu desh të kënaqej me vendin e pestë përpara Ducatit të Andrea Iannones. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori