Moto GP, gjithçka gati për sezonin e ri
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Botërori i vitit 2014 do të startojë pas pak ditësh dhe një llogari paraprake mund të bëhet, sigurisht me laps pasi shumë gjëra mund të fshihen në fundin e këtij sezoni. Kështu, për ta nisur nga pretendenti kryesor i titullit, kampioni i botës, Marc Marquez mbetet piloti për t’u mundur edhe pse nuk ka marrë pjesë në shumë prej testeve dimërore për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Ajo që dihet në rregullat e reja është fakti se një pilot nuk mund të konsumojë më shumë se 12 motorë, ndërsa konsumi i benzinës duhet të jetë i kufizuar, por ajo që nuk dimë është se si do të ndikojnë në rezultate këto norma dhe shumë të tjera që synojnë ta bëjnë këtë sport më spektakolar.

Në këtë aspekt, Honda mbetet skuadra lider pasi vazhdon të gëzojë pozita më komode në krahasim me Yamaha M1 që vazhdon të paguajë problemet në frenim me Lorenzon, i cili nuk arrin të përshtatet me gomat Bridgestone.

Nga ana tjetër qëndron Ducati që me rregullat e reja ka fituar terren dhe mund të shkaktojë probleme për monopolin dysh të skuadrave japoneze. Në terma më konkretë, gara parashikohet të zhvillohet mes katërshes Marquez-Lorenzo-Pedrosa-Rossi, ku dy të parët mbeten në pole position, ndërsa ish 9 herë kampioni i botës, Valentino Rossi ka pak shpresa për të rivalizuar me Yamahan e tij edhe pse në letër mbetet ende një pretendent.

Me 35 vitet e tij mbi supe, “Doktori” duket ende i freskët dhe i përqëndruar dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se nuk mendon aspak të varë këpucët në gozhdë. Katari do të jetë vetëm gara e parë e një sezoni të gjatë ku balancat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe për momentin, i sigurt mbetet fakti që edhe këtë sezon Moto GP premton surpriza të mëdha.

Historia e vitit 2014 do të nisë të shkruhet këtë fundjavë në pistën e Losail, gjithçka tjetër e kanë në dorë ata protagonistët e vërtetë të pistave të shpejtësië. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2014, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori