Moto GP, Lorenzo triumfon në Misano
Jorge Lorenzo (Yamaha) ka fituar Cmimin e Madh të San Marinos në Moto GP duke dominuar garën italiane nga fillimi në fund. Spanjolli ka lënë pas bashkëkombasit e tij Marc Marquez dhe Dani Pedrosa, të dy me Honda.

Në vend të katërt Valentino Rossi (Yamaha), i cili ka lënë pas Bradl (Honda), Crutchlow (Yamaha) dhe Bautista (Honda).

Mbyllin dhjetëshen e parë motorrët Ducati me Dovizioso, Hayden dhe Pirro.

Pas kësaj gare, Marquez qëndron në krye të klasifikimit me 253 pikë, i ndjekur nga Lorenzo dhe Pedrosa me 219 pikë secili. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori