MOTO GP/ Morbidelli fiton Grand Prixin e Alcaniz
Morbidelli ishte më i shpejti në pistën spanjolle.

Franco Morbidelli është treguar i pakonkurrent sot në Grand Prix të Alcaniz.

Piloti italian ka arritur që të renditet i pari, edhe pse në këtë garë nisej nga pozita e dytë.

Takaaki Nakagami që nisej i pari pësoi një aksident qysh pas kthesës së parë, duke humbur kështu mundësinë për të bërë ëndrrën realitet.

Fat të mirë nuk pati as Alex Marquez i Honda, i cili gjithashtu la garën para kohe pas një aksidenti.

Pas Morbidelli, në pozitën dy dhe tre përfunduan Joan Mir dhe Alex Rins.
Shtuar më 25/10/2020, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori