Sepang, Pedrosa më i shpejti në prova
Moto GP ngroh motorët. Skuadrat nisin përgatitjet e sezonit të ri me testet në Sepang të Malajzisë ku Honda tregon muskujt me Dani Pedrosan. Piloti spanjoll me motorin HRC regjistroi kohën më të shpejtë në asfaltin e vendit aziatik me kohën 2 minuta, 1 sekondë e 157 të mijtat. Pedrosa la pas kampionin e botës, Jorge Lorenzo me 8 të mijtat më shumë, ndërsa Marc Marquez po me Honda HRC regjistroi kohën e tretë më të mirë.

Valentino Rossi u duk në një formë të mirë me Yamahan e tij duke u renditur i katërti, i ndjekur nga Honda LRC e gjermanit Stefan Bradl.

Teste pozitive këto edhe për britanikun Cal Crutchlow me vendin e gjashtë, ndërsa Ducati vazhdon të hasë vështirësi sepse Nicky Hayden nuk shkoi më shumë se pozicioni i dhjetë.

Sezoni 2013 starton në 7 Prill në Katar dhe përfundon në 18 Nëntor në Valencia. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2013, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori