Moto GP, Rossi feston me fanellën e Maradonës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Valentino Rossi regjistroi një tjetër fitore epike duke arritur i pari vijën e finishit në Termas de Rio Hondo në Argjentinë. I nisur nga vendi i tetë, piloti italian i Yamahas arriti të rikuperojë aq vende sa u gjend shumë shpejt në një betejë të ashpër me kryesuesin e garës Marc Marquez.

Kur mbeteshin edhe 14 xhiro nga fundi, spanjolli i Hondas vazhdonte të udhëhiqte me 4.2 sekonda avantazh ndaj Rossit, por bëri një gabim që i kushtoi shumë duke vendosur gomë të pasme të butë në motorin e tij, ndërkohë që Rossi zgjodhi gomë të fortë.

Vazhdimi i garës bëhet edhe më i zjarrtë me Marquez që humbet kontrollin e Hondas pas dy kontakteve me motorin e italianit.

Në pamundësi për t’u rifutur në pistë, këtu gara për kampionin në fuqi mori fund, duke humbur jo vetëm triumfin, por edhe pikë të rëndësishme në luftën për titullin, me Marquez që qëndron 30 pikë larg Rossit në renditje.

Ajo që ra më shumë në sy gjatë Çmimit të Madh të Argjentinës ishte festa në pod e "Doktorit". Ai zgjodhi të festonte me fanellën e Diego Armando Maradonas duke e quajtur një mit të vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori