MotoGP/ Bëri garë perfekte, Viniales triumfon në Sepang duke lënë prapa Murquez
Maverik Vinjales triumfoi
ditën e sotme në Çmimin e Madh të Malajzisë në Moto GP. Spanjolli
bëri një garë perfekte, dhe e
mbylli i pari vijën e finisht në pistën e Sepang.
ImageKampioni tashmë i shpallur i botës, Marc Marquez,
bëri një garë mjaft të mirë, pas rrëzimit
ditën e djeshme në prova, ku e nisi nga vendi i 11-të. Markez parakaloi pothuajse të gjithë para tij, dhe e
mbylli i dyti. Podiumin e plotësoi Andrea Doviciozo, që e
mbylli i treti.
Paraqitje e mirë edhe për Valentino Rosin, që
garën e përfundoi në vendin e katërt. Ndërkohë, Marc Marquez ka vendosur një rekord këtë sezon, duke arritur më shumë pikë të grumbulluara ndonjëherë në një sezon, plot 395 pikë, pas vendit të dytë
ditën e sotme. Ai kalon Lorencon, që në vitin 2010 kishte arritur 383 të tilla.
Shtuar më 03/11/2019,
ora 10:50