Rossi, homazhe Simoncellit në Sepang (Foto)
Pëlqej
Gara e Sepangut, zhvilluar këtë fundjavë, ka qenë disi emocionuese për Valentino Rossin. Piloti kampion i Moto GP-së, ka zhvilluar homazhe, në vendin ku humbi jetën piloti tjetër italian, Marco Simoncelli, në vitin 2011.

Rossi ka publikuar një foto në kthesën e 11 të pistës, teksa bën homazhe mbi pllakatën e vendosur në nder t ëish kolegut dhe rivalit të tij.

“Përshëndetje mik, je gjithmonë në zemrat tona”, ishte diçitura që shoqëronte foton e Rossit, postuar në Twitter.

Marco Simoncelli humbi jetën më 2011-ën, në Çmimin e Madh të Sepangut, në Malajzi, pikërisht në kthesën e 11 të pistës, në xhiron e 2-të të garës. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2017, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori