Zbulohet kalendari i sezonit të ri
Pëlqej
Vetëm pak orë pas përfundimit të kampionatit Botëror të vitit 2017 në MotoGp, është bërë publik edhe kalendari i sezonit të ri atij të vitit 2018-të.

Do të jetë një garë më shumë teksa nga 18 do të jenë 19 Çmime të Mëdha, me pistën e Tajlandës që është risia. Gara në shtetin aziatik do të zhvillohet në 7 tetor ndërsa mbrojtjen e titullit Marc Marquez do ta nisë në 18 mars në Katar në cirkuitin e Losail.

Ndërkohë që kampionati Botëror i vitit të ardhshëm do të mbyllet sërish në Valencia në 18 nëntor.

Kalendari 2018 i Botërorit të MotoGP



1-18 mars, Katar (Losail International Circuit)

2-8 prill, Argjentinë (Termas de Rio Hondo)

3-22 prill, Amerikë (Circuit of the Americas)

4-6 maj, Spanjë (Circuito de Jerez)

5-20 maj, Francë (Le Mans)

6-3 qershor, Itali (Autodromo di Mugello)

7-17 qershor, Katalonja (Circuit de Barcelona-Catalunya)

8-1 korrik, Holandë (TT Circuit Assen)

9-15 korrik, Gjermani (Sachsenring)

10-5 gusht, Republika Çeke (Automotodrom Brno)

11-12 gusht, Austri (Red Bull Ring – Spielberg)

12-26 gusht, Britani e Madhe (Silverstone Circuit)

13-9 shtator, San Marino (Misano World Circuit Marco Simoncelli)

14-23 shtator, Aragon (MotorLand Aragon)

15-7 tetor, Tajlandë (Chang International Circuit)

16-21 tetor, Japoni (Tëin Ring Motegi)

17-28 tetor, Australi (Phillip Island Circuit)

18-4 nëntor, Malajzi (Sepang International Circuit)

19-18 nëntor, Valencia (Circuit Ricardo Tormo) /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori