Stop një muaj futbollit? Flet Ministri i Sportit në Itali
Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka thënë se Seria A do të vazhdojë të zhvillohet me dyer të mbyllura, pas një takimi të zhvilluar në Romë.

Seria A është hedhur në kaos pas një sërë shtyrjesh të ndeshjeve për shkak të përhapjes gjithnjë e në rritje të Coronavirusit në vend.

Kjo ka çuar në luftime midis shumë klubeve, me disa që deklarojnë se ose të gjitha ndeshjet zhvillohen, pas dyerve të mbyllura, ose të gjitha duhet të shtyhen.

Sot (e mërkurë) u mbajt një takim midis klubeve dhe Ministrit të Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, me qëllim zgjidhjen e krizës gjithnjë e në rritje.

Pas përfundimit të takimit, të zhvilluar në selinë e CONI-t në Romë, Spadafora ka thënë se liga do të zhvillohet duke luajtur ndeshjet me dyer të mbyllura.

“Kampionati do të vazhdojë, por ne po shkojmë drejt idesë për të luajtur ndeshje pas dyerve të mbyllura”.

“Ne do të përpiqemi të vazhdojmë të mbajmë aktivitete sportive ndërsa mbrojmë shëndetin e publikut”, ka thënë Spadafora për gazetarët.

Komentet e Spadafora vijnë pas vendimit për shtyrjen e gjysmëfinales së Kupës së Italisë në mes të Napolit dhe Interit.
Shtuar më 04/03/2020, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori