Besa mposht Trepçën
Pëlqej
Besa e Pejës ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e fundit të javës së 26-të Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Pejanët, të hënën, në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, e kanë mposhtur Trepçën, me rezultat 2:0, duke iu afruar liderit të renditjes, Feronikelit, në vetëm një pikë. Golat për Besën i shënuan Mensur Duraku, në minutën e 56-të dhe Qëndrim Dautaj, në minutën e 88-të.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina luajti me një lojtar më pak nga minuta e 77-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të sulmuesit Kastriot Rexha, i cili më parë e kishte qëlluar tërthorësen.

Besa tani ka 50 pikë, ndërsa Feronikeli 51. Ndërkohë, Trepça pas kësaj humbje i ka humbur të gjitha shpresat për t'i shpëtuar rënies nga elita.
Shtuar më 04/05/2015, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori