Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së
Championsi në serbisht, reagon ministri i sporteve në Kosovë
Pëlqej
Dy ditë më parë në Kosovë shpërthyer një skandal, ku kompania Artmotion kishte arritur marrëveshjen me Radiotelevizionin e Serbisë dhe Telekomin e Serbisë, për të transmetuar në territorin e Kosovës, Champions League-n në gjuhën serbe.

Menjëherë për këtë çështje ka dhe Kujtim Gashi i cili është Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili e ka quajtur të papranueshme këtë veprim dhe që hedh poshtë të gjithë mundin e bërë nga Fadil Vokrri për të çuar Kosovën aty ku është sot.

Postimi i plotë i Gashit:

Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë.

Kosova është e barabartë në UEFA dhe FIFA dhe për këtë më së shumti jemi borxhli ndaj Legjendës së Sportit tonë, Fadil Vokrrit. Është fyerje edhe ndaj tij dhe gjithe atyre që kanë dhënë e sakrifikuar aq shumë për të përjetuar emocionet si ato që kishim në ndeshjen premiere Kosovë - Ishujt Faroe.

Nëse lejohet një hap i tillë, esencialisht mund të kontestojë barazinë tonë me shtetet e tjera në UEFA dhe FIFA.

Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk mund të ketë kurrë me asnjë kompetencë mbi Kosovën, as për sport e as për asnjë gjë tjetër.

Si Ministër i Sportit, pres që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryjnë detyrat e tyre për të garantuar pavaresinë e sportit të Kosovës, qoftë në fushat e blerta apo në ekranet tona televizive. Ashtu siç nuk mundet më Serbia të organizojë ndeshje futbolli në territorin e Kosovës, nuk mundet as të marrë të drejta për transmetime televizive në Kosovë, sepse ndryshe ky do të ishte cenim i integritetit territorial të shtetit tonë. KG
Shtuar më 14/09/2018, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori