Ferronikeli mposht kampionët e Vushtrisë
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ferronikeli ruan pozitat në krye të klasifikimit të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Skuadra nga Drenasi e nisi me këmbën e mbarë vitin 2015 teksa arriti të fitonte përballë kampionëve në fuqi të Kosovës, Vushtrinë në transfertë me rezultatin 2-0. Një sukses ky që e ngjiti Ferronikelin në kuotën e 31 pikëve.

Formacioni i drejtuar nga trajneri Gani Sejdiu arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 29-të me Bujar Shabanin. Goli i epërsisë cliroi miqtë sepse gjatë minutave në vazhdim sfida u dominua e gjitha nga Ferronikeli.

Skuadra nga Drenasi arriti të vendoste në kasafortë fitoren pak caste përpara përfundimit të pjesës së parë falë golit të realizuar nga futbollisti i saj kryesor Përparim Livoreka.

Në Vushtri nuk ndryshoi më asgjë në rezultat deri në përfundim të sfidës, me skuadrën vendase të Kosovës së Vushtrisë që pas kësaj disfate e sheh veten në vendin e 6-të të klasfikimit në kuotën e 25 pikëve.

Një fitore me shumë vlera arritën edhe ndjekësit më të afërt të Ferronikelit, pikërisht kryeqytetasit e Prishtinës që mposhtën në Gjakovë vendasit e Vëllazënimit me rezultatin 2-0.

Ndërkohë me fitore e mbylli javën e 17-të të Rafeissen Superligës së Kosovës dhe Besa e Pejës që mposhti në Mitrovicë 1-0 Trepçën. /albeu.com/

Shtuar më 01/03/2015, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori