Futbollistët e Hajvalisë frymëzohen nga Meda (VIDEO)
Skuadra e Hajvalisë po qëndron në Shqipëri ku po kryen fazën përgatitore dimërore dhe bashkë me ekipin ka uhdëtuar edhe vëllai i presidentit dhe këngëtarit të njohur, Meda, Shemsedini.

Ky i fundit, bashkë me trajnerin Ismet Munishi, po përpiqen që të krijojnë një ambjent sa më të ngrohtë dhe miqësor për futbollistët, raporton Zeri.

Ai madje edhe ka kënduar një prej këngëve të vëllait të tij para lojtarëve, ndërsa këta të fundit e kishin mësuar këngën "Mpuq e ki". /albeu.com/

Shtuar më 31/01/2015, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori