Ndërpritet derbi Trepça-Prishtina
Pëlqej
Ndeshja derbi e javës së 7-të në Raiffeisen Superligë në futboll ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës në stadiumin olimpik “Adem Jashari” është ndërprerë.

Gazetari i Radio Kosovës në vendin e ngjarjes, Fatos Preniqi, para pak çasteve ka bërë të ditur se ka marrë konfirmimin zyrtar se kjo ndeshje e ndërprerë në minutën e 21-të nuk do të vazhdojë më.

Në fakt, në këtë minutë, tifozët mitrovicas, Torcida, kanë pushtuar fushën duke sulmuar tifozët mysafirë, Plisat në anën tjetër. Policia e Kosovës është munduar ta vë situatën nën kontroll, duke bërë lëvizjen e tifozëve në tribunat më të larta të stadiumit.

Rezultati para ndërprerjes së takimit ishte 0:0. Plisat në stadium u futën në minutën 19’ dhe pas vetëm dy minutash pësoi përplasja me Torcidën, që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Shtuar më 28/09/2014, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori