Ndodh në Kosovë / Paradite futboll, pasdite martohet (FOTO LAJM)

Liridon Syla
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ndodh edhe kështu: Liridon Syla, futbollist i Drenicës luajti futboll ditën kur do të martohej. Ai la për disa orë shtëpinë me dasmorë duke shkuar në stadiumin "Bajram Aliu" për të ndihmuar ekipin e tij për ndeshjen me Hajvalinë (1-0).


"Familjarët më mbështetën dhe më lejuan të shkojë ta luaj ndeshjen dhe të kthehem në shtëpi, ku kisha dasmë. Shumica e familjarëve janë marrë me sport dhe më kuptonin se dëshiroja t’i ndihmoja ekipit", ka thënë Syla për Zërin.

Ai e pranon se atë ditë kishte gëzim të dyfishtë, pasi përveç që do të martohej edhe e fitoi ndeshjen kundër Hajvalisë.

"Ishte ditë fantastike, të cilën nuk do ta harrojë asnjëherë. Me ekipin tim e shënuam një fitore të madhe, ndërsa kisha dasmë në shtëpi. Ishte gëzim i dyfishtë për mua", ka shtuar futbollisti. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2015, ora 16:18
edita krasniqi
e Martë 3 Mars 2015, Ora 17:35
me kon si ti skisha dale ne media qysh spo te vjen mare ,a ki tregu qe ke qen i martum plus ke nji djal.marre ju koft.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori