Selimi: Sezonin e ardhshëm Gjilani do të jetë në Superligë
Pëlqej
Trajneri i Gjilanit, Musa Selimi
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përmirësimi i infrastrukturës së futbollit në Shqipëri falë investimeve te FSHF-së, por edhe të investitorëve privatë, jo vetëm që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së kampionatit, por po tërheq edhe klubet kosovare, që preferojnë Shqipërinë për zhvillimin e fazës përgatitore.

Në kompleksin e ri sportiv të ndërtuar në Pezë Helmës, po vijon prej disa ditësh stërvitjen skuadra e Gjilanit, që drejtohet nga trajneri Musa Selimi, ish-futbollist i brezit të parë të këtij klubi, që është themeluar në vitin 1995.

Selimi, që përvec trajner i Gjilanit, është edhe profesor i asociuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në Prishtinë, ka mbetur shumë i kënaqur nga kushtet e stërvitjes dhe të motit që ka gjetur në Shqipëri.

"Kemi ardhur në Shqipëri prej disa ditësh dhe kemi në program zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. Kemi gjetur kushte shumë të mira përsa i përket stërvitjes si dhe kushtet e motit janë shumë optimale", është shprehur Selimi, citon Sport News.

Tekniku i Gjilanit është i bindur se me organikën që ka në dispozicion, skaudra e tij sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

"Kemi afruar disa elementë shumë cilësor dhe mund të them se kam djem të shkëlqyer në dispozicion. Besoj se kjo punë e madhe dhe serioze që po bëjmë do të në shpërbelehet me ngjitjen në Superligën e Kosovës", shtoi Selimi. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2015, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori