Patë golat por jo puthjen pasionante të Ramushit dhe Anitës kur Kosova shënoi golin e parë (VIDEO)
Mbrëmjen e kaluar u mbajt ndeshja Angli-Kosovë, e cila u përcoll me entuziasëm të madh nga publiku shqiptar.

Të shumtë ishin personat që u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, mes tyre edhe ish-kryemintri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën.

Teksa ish-kryeministri intervistohej nga “Klan Kosova”, Valon Berisha shënoi golin e parë të ndeshjes dhe kjo ka ekzaltuar publikun.

Haradinaj u ngrit në këmbë së bashku me Anitën dhe teksa kërcente e lumtur nga gëzimi, kjo e fundit i ka dhuruar një puthje pasionante në buzë bashkëshortit.

Gjithçka ka ndodhur para kamerës dhe i gjithë momenti ëshë filmuar.

Për më tepër, shihni videon.

Shtuar më 11/09/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori