Lorik Cana “djeg” shaminë e beqarit, dasma në Prishtinë (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e së premtes, kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me arkitekten italiane, Monika. Duket se dëshira e futbollistit ka qënë që çdo gjë të jetë e fshehtë dhe të mos bëhet publike për mediat, por dy foto janë shkëputur nga ceremonia e tyre.

Dasma është realizuar në një prej resorteve më luksoze të Prishtinës, e përpos familjarëve e njërëzve më të dashur, nuk kanë munguar edhe kolegët e tij futbollistë.

Ndër të tjera mësohet se një tjetër ceremoni e vogël është bërë në Romë, dy javë më parë. Kjo ngjarje nuk ka marrë vëmëndjen e mediave, falë kujdesit të çiftit, ku kanë dashur ta ruajnë këtë çast si një ndër ato intimet. Çifti ka mbledhur vetëm njerëz të afërt, duke mbajtur të fshehtë çdo detaj në këtë ceremoni.

“E kam gjetur personin e duhur për t’u martuar dhe besoj se do të jetë një mbështetje e mirë për mua”, ka deklaruar Cana, për bashkëshorten e tij Monika. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2014, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori